Konstatohet epidemi e fruthit në Shkup

Epidemi të fruthit (rubeolës) është shpallur sot në gjithë territorin e Shkupit nga Qendra për Shëndet Publik. Epidemia madje siç alarmojnë nga kjo qendër ka tendencë të rritjes. Gjysma e fëmijëve të prekur janë të moshës deri 4 vjeçare, ndërkaq të tjerët prej moshës 20-40 vjeçare.

Nga 6 janari deri më tani nga analizat laboratorike janë vërtetuar 25 raste të fruthit. Ndërkaq ka paralajmërim edhe për 3-4 raste gjatë ditës.

Liljana Llazarevska nga Instituti për Shëndet Publik- Shkup, sot deklaroi se 8 rastet e fundit janë të lidhura në mënyrë epidemiologjike që do të thotë se sëmundja është përhapur përmes kontakteve të afërta kryesisht në familje me çfarë edhe janë krijuar kushtet për shpalljen e epidemisë.

Udhëheqësi i sektorit për shëndetësi preventive pranë Ministrisë së Shëndetësisë Jovanka Kostovska theksoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse po shqyrton situatën rreth përhapjes së fruthit (rubeolës) edhe në gjithë shtetin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button