Pas Bejtës e Arifit, inspektorët në shënjestër Izet Mexhitin

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, konfirmoi se inspektorët e Inspektoratit të Punës kanë paralajmëruar vizitë në Komunë, njofton Portalb.mk.

“Sot pushoj. Nuk jam në punë. Por, nga Komuna më kanë treguar se përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës kanë paralajmëruar se do të vijnë. Se a kanë qenë me të vërtetë, nuk e di”, tha Mexhiti.

Në pyetjen se këto vizita a vijnë pas vendimit të BDI-së për të mos koalicionuar me VMRO-DPMNE-në, ai thotë “Nuk e di pse është vizita. Ndoshta i kontrollojnë filtrat për duhan a janë okej”.

Inspektorati i Punës pa paralajmërim në zyrën e Teuta Arifit

Dje, tre inspektorë të Inspektoratit të Punës, pa paralajmërim kanë hyrë në zyrën e sekretares së Komunës së Tetovës për të kontrolluar se a pihet duhani në zyrë .

Pas kontrollit të inspektorëve, Komuna e Tetovës ka ironizuar përmes një komunikate me shkrim ku “përshëndetën” vendimin e institucioneve që pikërisht dje zgjodhën ditën për të bërë inspektime të tilla.

Policia Financiare në zyrat e Komunës së Gostivarit

Para dy javëve, Policia Financiare ka trokitur në dyert e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta. Të paktën tre policë kanë takuar të parin e komunës. Inspektorati ka hyrë në Komunën e Gostivratit një ditë pas intervistës së Bejtës në TV21 ku tha se “asnjë shqiptar nuk do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në”, transmeton Portalb.

Bejta akuzoi se këto vizita janë porosi politike për shantazh dhe se “urdhri për kontrollin ka ardhur prej komitetit te VMRO DPMNE-së”.

Tre nënkryetar e BDI-së dhe tre krerët e Komunave, të cilat janë në shënjestër të inspektorateve, ditë më parë publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër koalicionimit të partisë së tyre me VMRO-DPMNE-në, pasi që sipas tyre, parimi i shumëpërfolur “fituesi me fituesin” nuk është ligj i precizuar në asnjë marrëveshje.

Natën e së shtunës (28 janar), derisa po mbahej mbledhja e kryesisë së BDI-së për të vendosur se a do të shkojnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në apo jo, të njëjtit e kanë lëshuar mbledhjen, ndërkaq pak më vonë vetura zyrtare e Nevzat Bejtës është parë përpara Selisë së LSDM-së.

I pyetur të komentojë rastin, Zaev ka refuzuar, ndërkaq Ali Ahmeti tha se “unë jam kryetar partie dhe e di mirë çdo kënd, e veturën e secilit ku ndodhet, se unë u kam dhënë detyrë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button