Në ç’orë duhet të hash darkë për të bërë gjumë të qetë

Në përpjekjen tonë për të pasur trup të shëndetshëm e gjithmonë në formë, duhet të mbajmë në konsideratë një gjumë të mirë çdo natë. Në rast se nuk e konsiderojmë gjumin si diçka shumë të rëndësishme, atëherë as peshën ideale nuk kemi për ta arritur ndonjëherë.

Duke ndjekur këshilla nga më të ndryshmet për të ruajtur peshën ideale, lëkurë të pastër, por edhe me një gjumë të mirë, me shumë rëndësi është vakti i darkës. A hamë në kohën e duhur për të bërë një gjumë të shëndetshëm? Cila është ora ideale kur duhet ta konsumojmë vaktin e fundit të ditës?

Për këtë shkenca ka një përgjigje. Ne duhet të hamë darkë të paktën tri orë para se të vendosim për të fjetur. Kjo kohë i ndihmon organet për të tretur ushqimin.

Sipas studimeve të fundit, “të hash pak kohë para se të flesh rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelet e insulinës, duke e bërë të vështirë gjendjen e gjumit.”

Natyrisht, mungesa e gjumit do të shkatërrojë edhe të nesërmen, nëse nuk je çlodhur mjaftueshëm gjatë natës, kështu që jepu prioritet orëve 18 – 20 për të ngrënë vaktin e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button