Pas spektaklit, edhe Shqipëria rrëmben një çmim nga Miss Universe

Edicioni i 65-të i Miss Universe, i cili është mbajtur në Asia Arena në Filipine, mbrëmjen e së hënës, kishte lënë lënë pezull edhe dy çmime të tjera, Miss Fotozhenia dhe Miss Miqësia, të cilat nuk u dhanë gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas një deklarate për mediat një ditë më vonë, presidentja e organizimit të Miss Universe, Paula Shugart, e ka justifikuar me mungesën e kohës shpalljen e këtyre dy çmimeve: “Sinqerisht, nuk kishim kohë … Kishte shumë gjëra që do të donim të bënim gjatë shfaqjes, por nuk kishim kohë”, – u shpjegua Paula Shugart.

Miss Albania, 20-vjeçarja nga Elbasani, Lindita Idrizi, është kurorëzuar Miss Fotozhenia në ceremoninë e 65­-të të çmimeve Miss Universe, ndërsa Miss Korea, Jenny Kim, ka fituar çmimin e Miqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button