Bashar al-Assad pëson sulm në tru

Raportohet se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka pësuar sulm në tru, por regjimi sirian e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se gjendja shëndetësore e tij është e shkëlqyer.

Gazeta libaneze “al-Mustaqbal” ka raportuar se bazuar në burime të besueshme, Assad-i, 51-vjeçar, ka pësuar sulm në tru dhe se po trajtohet në spitalin e Damaskut i rrethuar nga një siguri e lartë, transmeton Express.

Ndërkohë, Al-Arabiya ka thënë se sipas gazetës saudite “Okaz” Assad-i vuan nga një tumor në tru dhe se po trajtohet nga ekipet mjekësore ruse dhe siriane.

Por, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë “SANA” e ka cituar zyrën e presidentit Assad në Damask duke thënë se thashethemet për shëndetin e tij janë absolutisht të pavërteta dhe se ai po punon normal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button