Ekolog dhe USAID themeluan fondin për bizneset e vogla

Kompania Ekolog dhe programi i USAID për zgjerim të bizneseve të vogla, sot në Tetovë, themeluan fondin e përbashkët për përkrahje të grave dhe të rinjve në sipërmarrje.

Secili nga partnerët ka donuar nga 15 mijë dollar për të themeluar fondin, i cili do të ndihmojë gratë dhe të rinjtë të udhëheqin bizneset e tyre, si edhe të rrisin produktivitetin dhe kapacitetin e tyre, që gjithashtu do të sjell deri te krijimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kualitetit të jetës në komunitet. 

Drejtori gjeneral i Ekologut, Lazim Destani tha se “Jam i kënaqur për lidhjen e bashkëpunimit të sotëm, midis USAID dhe kompanisë tonë Ekolog. Kjo marrëveshje mbi të gjithë do të sjell rezultate konkrete në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Pollogut. Nëpërmjet mekanizmave të caktuar, bashkëpunimi ynë pritet ta zbutë  varfërinë dhe papunësinë  dhe do ti motivojë dhe kompanitë tjera që të ndjekin filozofinë e përgjithësisë shoqërore në biznes, sepse në instancë të fundit ky model gjeneron efektet pozitive për zhvillimin  të qëndrueshëm të vetë biznesit”.  

Ndërsa ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Vollers tha se “jam i kënaqur që kompania Ekolog është partneri jonë në këtë projekt.  Kjo për arsye se Ekologu  një kompani përparimtare  e cila është e vetëdijshme së ndërmarrjet më të mëdha mund dhe duhet tu  kompensojnë komuniteteve të veta . 

“Ekologu investoi po aq mjete sa edhe USAID-i  në këtë Fond . nëpërmjet përpilimit dhe zbatimit  të strategjisë së përgjithshme Korporative, Shoqërore e cila, mbështet bizneset e vogla , Ekolog si dhe kompanitë më të mëdha të ngjashme me të mund të formojnë imazhin ekonomik dh të sigurojnë jetë më cilësore për ata që gjenden në rrethinë e tyre”, Poll Vollers.

Lumni Bexheti, zëvendës presidenti  i kompanisë Ekolog para të pranishmëve tregoi sukseset e aratuar  të kompanisë si  dhe projektet e realizuar  në  shtete të ndryshme të botës dhe të vendit tonë.   

Gjatë vitit 2013, projekti i USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla, u ka ndihmuar shumë grave sipërmarrëse në regjion, duke u ndarë biznes grante. Me ndihmën e USAID bizneset kanë dyfishuar prodhimin e tyre dhe së bashku kanë krijuar 33 vende pune të reja.

Fondi i themeluar në Tetovë do t’i orientojë këto përpjekje tek sipërmarrësit e ri dhe do të vazhdojnë ta forcojnë ekonominë lokale dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Bordi këshillimorë, ku janë të anëtarësuar gra dhe përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, do të nominojë biznese, të cilët do të mund të marrin përkrahje financiare. USAID i inkurajon investitorët dhe të interesuarit të kontaktojnë me Bordin në këtë adresë: [email protected].

Populli Amerikan nëpërmjet USAID ka të investuar mbi 500 milion dollar në Maqedoni, që nga viti 1993 deri më sot. 

Lajme të ngjashme

Back to top button