Bllokadë e fermerëve grekë: Ndalohet komunikacioni në vendkalimin “Bogorodica”

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni-Bogorodicë, në kufirin Maqedoni-Greqi edhe sot është në ndërprerje në dy akset edhe për automjete motorike dhe të udhëtarëve për shkak të bllokadës së vendosur nga traktorë nga ana e fermerëve grekë, kumtoi LAMM. Kufiri mund të kalohet vetëm në këmbë.

Bllokadën nga traktorët, fermerët grekë në vendkalimin Evzoni e vendosën dje në orën 16:30. Tani për tani nuk ka informacion deri kur do të zgjasë greva e fermerëve.

Shërbimet kufitare të Maqedonisë mbrëmë informuan se janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët grekë, por edhe prej atje nuk ka informacion kur do të përfundojë bllokada sepse Sindikata greke e fermerëve ende nuk është denoncuar.

Për hyrje në Greqi, shoferët mund t’i shfrytëzojnë edhe vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button