UNHCR: E pasigurt gjendja e 20.000 refugjatëve për shkak të ndalesë së Trampit

Komisari i lartë i KB-së për refugjatë Filipo Grandi theksoi se gjatë 120 ditëve, për aq sa presidenti amerikan Donald Tramp e suspendoi zbatimin e Programit të SHBA-së për pranim të refugjatëve, rreth 20.000 persona do të jenë në pasiguri për hyrje në SHBA.

Nga zyra e Grandit është kumtuar se ai është “thellësisht i shqetësuar për pasigurinë” me të cilën ballafaqohen mijëra refugjatë të cilët për momentin janë në procedurë për shpërngulje në SHBA.

UNCHR-ja theksoi se vetëm gjatë kësaj është planifikuar që 800 refugjatë të mbërrijnë në SHBA.

Agjencia theksoi se numri nga 20.000 refugjatë ka ardhur me analizë të të dhënave mesatare mujore nga 15 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button