Të punësuarit e “Jugohromit” nëpërmjet protestës kërkuan të hapet fabrika

Të punësuarit e “Jugohromit” sot e bllokuan rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te pika pagesore në Zhenlinë, pasi që janë të pakënaqur që Inspektorati për Mjedis Jetësor ka sjellë vendim që “Jugohrom” të mos punojë edhe për 90 ditë, njofton Portalb.mk.

Nga Sindikata thonë se vendimi ka prapavijë politke, për atë edhe pse kombinati nuk punon, ajri në Tetovë prapë është i ndotur. Ata kërkojnë që Qeveria prapë ta hapë “Jugohromin”.

“Nëse Qeveria nuk e ndryshon vendimin për mbyllje të “Jugohromit”, prej nesër shteti do të ketë edhe 700 tjerë të papunë. Duam t’u dërgojmë porosi disa njerëzve, të cilët kanë ambicie të sëmura politike, ndërkaq fshihen pas disa organizatave joqeveritarel se gjoja po kujdesen për ajrin në Tetovë. Edhe pse “Jugohrom” nuk punon tani, Tetova prapë është e ndotur. Nëse dikush do të bëjë karrierë politike, t’i heqë duartë nga “Jugohromi”. Ekzistojnë parti politike, atje le të bëjnë karrierë politike”, tha kryetari i Sindikatës për Industri, Energjetikë dhe Minierë, Pece Ristevski.

Të punësuarit që sot protestuan thanë se “Jugohrom” është e vetmja ekzistencë e tyre që jetojnë në Komunën e Jegunovcit.

Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë më 1 nëntor të vitit të kaluar vendosi për ndërprerjen e punës në “Jugohrom”, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Prej kur është mbyllur fabrika, që cilësohen si një ndër ndotësit më të mëdhenj në rajonin e Pollogut, disa herë të punësuarit kanë protestuar me qëllim që fabrika t’i rindezë furrat, ndërkaq ata të kthehen në punë.

LEXO: “Eco Guerilla”: Tetova pa “Jugohromin”, në vendin e dhjetë në Maqedoni

LEXO: Jugohromi paralajmëron pushime nga puna nëse i shqiptohet ndalesa për punë

LEXO: Kryeministri Dimitriev u takua me sindikatën e Jugohromit

LEXO: “Eco Guerilla”: Qeveria të mos lejojë hapjen e “Jugohromit” pa vendosjen e plotë të filtrave (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button