Alarm anonim për bombë në Parlamentin e Maqedonisë

Mbrëmë rreth orës 23, një person anonim ka paraqitur se është vendosur bombë në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga MPB e konfirmojnë rastin, por të njëjtin thonë se paraqitja për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm.

“Po ka pasur paraqitje për bombë, por ka qenë e rrejshme. Dje në ora 23:02, në linjën telefonike 192 nga ana e N.N. me zë burri është paraqitur se më parë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ka të vendosur bombë. Ne i kemi njoftuar njësitet për antiterrorizëm për ndërmarrjen e të gjitha  masave të mëtutjeshme”, tha për Portalb zëdhënësja e MPB-së, Natalia Spirova.

Përndryshe, të shtunën ka pasur kërcënim edhe për Qeverinë e Maqedonisë, ku në linjën telefonike të policisë nga telefoni është paraqitur një burrë nën ndikimin e alkoolit dhe pa u prezantuar se kush është ka thënë se “për 16 minuta dy raketa do të dërgohen në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë për ta shkatërruar atë”.

Nga MPB njoftuan se burri që ka telefonuar, ka shpjeguar se ai ka qenë i motivuar për ashtu siç ka thënë “ka dashur të tërheqë vëmendje pasi që nuk ka qenë i kënaqur me funksionimin e sistemit të shtetit”.

Të shtunën, në të njëjtën ditë, MPB ka arrestuar një tjetër person, për të cilin, sipas vlerësimeve të tij, ai nuk ka qenë fajtor për kërcënimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button