Ngrihen akuzat kundër sulmuesit të dyshuar të xhamisë në Kanada

Autoritetet në Kanada akuzuan një student francezo-kanadez në lidhje me të shtënat fatale ndaj gjashtë besimtarëve myslimanë, në një xhami në qytetin Kuebek, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë për tentim-vrasje.

Sulmi ka ndodhur të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kuebekut.

Nëntëmbëdhjetë veta po ashtu janë plagosur.

Sipas mediave, i dyshuari, në rrjetet sociale, ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Khadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani është duke u trajtuar si dëshmitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button