Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht gjatë paraditës do të jetë i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës pritet që të rriten temperaturat, njofton Portalb,mk.

Deri më minus 11 gradë celsius do të arrijnë temperaturat minimale, ndërkaq gjatë ditës, të njëjtat pritet që të arrijnë deri në plus 5 gradë celsius. Prej sot pritet temperaturat e ditës të ulen, ndërkaq gjatë fundjavës pritet edhe të reshura të shiut në disa pjesë të vendit, ndërkaq në ato më të larta do të ketë të reshura të borës.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, gjatë paraditës me vranësira dhe me temperatura të ulëta, ndërkaq gjatë ditës moti do të jetë më i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -8 deri më 3 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button