Liga e Kombeve fillon në vitin 2018

Ndizet drita jeshile për Ligën e Kombeve. Nga viti 2018, në Evropë nuk do të ketë më ndeshje miqësore, por një turne mes të 54 vendeve anëtare të futbollit në kontinentit tonë, të cilat do të luajnë me njëra-tjetrën të ndara në divizione të ndryshme dhe formula do të jetë e njëjtë me atë të kampionateve në Evropë, me skuadrat që do të kenë mundësi të ngjiten ose të zbresin në kategori në varësi të rezultateve që do të arrijnë.

Kogresi i UEFA-s që po mbahet në Astana miratoi unanimisht projektin e Ligës së Kombeve, nëpërmjet së cilës mendohet t’i jepet më shumë rëndësi ndeshjeve miqësore me skuadrat që do të kenë dhe përfitime të drejtpërdrejta nga fitimi i tyre.

Formati ende nuk është bërë i qartë plotësisht por mendohet se 16 përfaqësueset më të miratë kontinentit do të luajnë në grupin e parë. Ndeshjet mes tyre ato do t’i zhvillojnë në një periudhë katërvjeçare gjatë datave kur janë parashikuar miqësoret dhe do të luajnë me sistem vajtje ardhje. Fitueset e katër divizioneve, do të marrin pjesë në një ‘final-four’, i cili mund të luhet në një vend neutral në verën e një viti pa gara ndërkombëtare. Gjithashtu fituesit e çdo divizioni, përveç se do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do të kenë shansin edhe për të fituar një vend direkt për në Evropianin e ardhshëm. Sipas drejtuesve të UEFA-s, Liga e Kombeve do të jetë gara e tretë më e rëndësishme në botë për përfaqësueset, pas Botërorit dhe Kampionatit Evropian. 

Sipas renditjes aktuale, Maqedonia do të luajë në ciklin dyvjetor në Ligën e Kombeve me shtetet si Islanda, Shqipëria, Norvegjia, Finlanda, Izraeli, Bullgaria, R. e Irlandës, Polonia, Bjellorusia, Irlanda Veriore, Azerbajxhani, Estonia, Gruzia.

Lajme të ngjashme

Back to top button