Shënohet dita ndërkombëtare e Teatrit

Dita ndërkombëtare e teatrit – 27 Marsi sot në mbarë botën do të shënohet me shfaqje dhe leximin e mesazheve për artin skenik. Bret Bejli sivjet është autor i mesazhit botëror, ndërsa mesazhin në gjuhën maqedonase e shkroi aktorja e TKM, Zvezda Angelovska.

“Unë shoh Teatër – kudo, në çdo shoqëri, çdo kulturë, në çdo art. Unë shoh Teatër – gjithmonë. Dhe nuk dua ta ngrij si fotografi, që ta ruaj si kujtim të mirë apo të keq, por dua ta kërkoj, bashkë me kërkuesit e tjerë, që të jetojë, të marrë frymë me ndonjë moment të pakthyeshëm, pa frikë, të ballafaqohem me të gjitha sfidat, të ballafaqohem me të panjohurën, me veten, që të njihet apo të mos njihet nga ana tjetër. Miq, kolegë, adhurues të Teatrit, do të ishin të kota të gjitha angazhimet për ta zbuluar sekretin e tij, janë të kota edhe këto pak fjalë të mia për t’u pyetur se çfarë dëshirojmë nga vetja në të. Vetëm na mbetet ta njohim, jo vetëm me reflektorët apo mjetet e tjera magjike, por thellë në zemër, le të na dridhet madje edhe le të na dhemb – Rruga drejt tij”, shkruan ndër të tjerash në mesazh Angellovska.

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të teatrit është iniciuar në Kongresin e nëntë botëror në Institutin internacional të teatrit (IIT) në qershor të vitit 1961, me propozimin e teatrit të Finlandës në IIT.

Nga viti 1962 më çdo 27 mars Dita botërore e teatrit festohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra nacionale të ITI në mbarë botën dhe nga shumë anëtarë të bashkësisë botërore të teatrit. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button