Adoleshenti nga Gërçeci i Shkupit, në mesin e të arrestuarve për sulmin ndaj policisë turke

Adoleshenti Benjamin Hu, biri i Nimetulla Imerit nga fshati Gërçec i Shkupit, i cili vitin e kaluar e humbi jetën në Siri, është në mesin e personave të arrestuar për sulmin ndaj policisë turke në kufirin me Turqinë. Identiteti i tij është konfirmuar, njësoj sikurse është konfirmuar se Benjamini i cili sivjet duhet të mbushë 18 vjeç ka qenë pjesë e një njësiti të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që tani operon në kufirin turko-siriran, shkruan gazeta “Dnevnik”. 

Ai u bë i njohur për opinionin vitin e kaluar, kur u paraqit informacioni se ka qenë bashkë me të atin e tij në momentin kur është vrarë dhe se ai ka marrë lëndime në këtë sulm. Emri është karakteristik (Benjamin Hu) për shkak se, siç kanë informuar mediat, nëna e tij është nga Kina.
  
Ndryshe lidhur me sulmin ku u vranë tre polic turq, është arrestuar edhe një shtetas tjetër i Maqedonisë nga Ohri dhe një shtetas i Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button