Ivanov radhit gafet, Zhak Shirak ishte president i Amerikës?!

Kur Zhak Shirak ishte president i Amerikës, ai erdhi në këtë funksion si kryetar i Parisit dhe ballafaqoheshte me emigrantët sepse kishte përvojë, është gaf i ri i shefit aktual të shtetit Gjorgje Ivanov në intervistën e djeshme në emisionin “Hani byrek” në Sitel 3.

Zhak Shirak ishte president i Francës, ndërsa më herët ishte kryetar i Parisit.

Në vazhdim të emisionit Ivanov bëri edhe një gabim duke thënë se Kazakistani është sa e gjith Evropa.

“Kam qenë edhe në Kazakistan dhe hapëm ambasadë. A të keni parasysh se sa është Kazakistani – paramendoni sa është e madhe Europa, të gjitha vendet e Europës, kaq është vetëm hapësira e Kazakistanit. ” tha ai.

Sa për informacion, Kazakistani shtrihet në një sipërfaqe prej 2.727.300 kilometra katrorë, kurse Evropa shtrihet në 10.180.000 kilometra katrorë, ose rreth katër herë më shumë se sipërfaqja e Kazakistanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button