Maqedoni, mandatari i radhës: Ja si duhet të interpretohet Kushtetuta

Presidenti Gjorge Ivanov e ka fjalën e radhës për formimin e mundshëm të Qeverisë. I njëjti u kritikua mjaft për aktin që ia dha mandatin Nikolla Gruevskit ende pa e siguruar ky i fundit se ka shumicën parlamentare, shkruan Portalb.mk.

Presidenti Ivanov para 20 ditëve në mënyrë jo kushtetuese ia dorëzoi mandatin Nikolla Gruevskit, vlerëson profesori universitar Bajram Pollozhani.

Sipas tij, në Kushtetutë përcaktohet qartë, që presidenti i shtetit pas konstituimit të parlamentit, mandatin ia beson kandidatit që ka fituar shumicën e vendeve në Kuvend, përkatësisht kandidatit të koalicionit, që konstatohet me rastin e konstituimit të parlamentit.

“VMRO ka 51 deputet, që do të thotë nuk e pati shumicën parlamentare. Kryetarit të shtetit tani i mbetet të presë të konstituohet parlamenti ose zyrtarisht të mësojë se kush është mazhoranca e kush opozita në Kuvend. Tani ka rast të rikorigjohet kryetari. Ivanovit i mbetet zyrtarisht nga Kuvendi të mësojë dhe jo në mënyrë paushalle të ia jep mandatin kujt t’i teket”, tha për Portalb Pollozhani.

Në një linjë të mendimit është edhe profesori universitar Svetomir Shkariq. Ai kujton se Ivanov njëherë ka shkelur Kushtetutën me atë se i ka dhënë mandate personit të partisë që nuk ka siguruar shumicë parlamentare, i cili ka vetëm 51 deputetë.

“Ivanov duhet ta dijë se, si kryetar, roli i tij është të bisedojë me partitë, të marrë informacione, t’i thirrë në bisedime dhe të krijojë mendim dhe vlerësim për shumicën parlamentare. Jashtë kësaj kornize të Kushtetutës- edhe në vitin 1992 edhe tash- nëse shkohet në mandatar të dytë e të tretë. Nuk i jepet mandatarit të dytë, por atij që do të sjellë argument se ka shumicë parlamentare. Nëse Ivanov ka koncept tjetër dhe ia jep mandatin dikujt tjetër, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe meriton impiçment në të ardhmen, pasi të ndryshohet përbërja e Kuvendit”, deklaroi Shkariq.

Pas skadimit të afatit që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të formojë Qeverinë, sytë janë kthyer ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.

“Duke e pasur parasysh se ka skaduar afati sipas nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e shtetit se a ka dorëzuara mandatari,  program dhe propozim për përbërjen e Qeverisë së re”, thonë nga kabineti i presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button