Denime për Vardarin dhe Pelisterin

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Vardari do të duhet të paguajnë 1,000 euro dënim për sjellje jo sportive të tifozëve në ndeshjen me Pelisterin. Dënimi për kuqezinjt vjen shkaki se grupi “Komiti” kanë sulmuan me fishekzjarre në ndeshjen ndaj manastirasve, në ndeshjen e xhiros së 21.

Pelisteri do të paguajnë 250 euro më pak se dënimi i Vardarit për të njëjtën vepër, shkaku i sjelljes së pahijshme të tifozëve “Çkembari”. Bregallnica është denuar me 750 euro gjobë shkaku i pranisë së personave jozyrtar në hapësirat zyrtare në ndeshjes e xhiros së 21 në duelin kundër Rabotniçkit, por gjithashtu edhe për hedhjen e objekteve në fushë nga tifozët e tyre.

Komisioni Disiplinor ka ngritur procedur disiplinore kundër Pelisterit për hedhjen e objekteve në terren në ndeshjen e tyre në shtëpi me Makedonija Gj.P., ndërsa në procedurë do të jetë edhe Zajazi për shkak të organizimit të dobët të ndeshejs së xhiros së 19-të kundër “Skopjes” të luajtur fundjavën e kaluar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button