Ancelotti beson: Titulli jo i pamundur

Vetëm pak ditë më parë Reali i Madrdit udhëhiqte La Ligan me tre pikë avantazh ndaj  Atleticos së Madrdit dhe 4 ndaj pikë ndaj Barcelonës, por humbja e  fundjavës së kaluar në El Clasico u pasua me disfatën 2-1 ndaj Sevillias në Sanchez Pizjuan dhe tashmë Los Blancos e shohin veten në vendin e tretë të Primera Division dhe kanë shumë pak mundësi për të shpallur kampionë të Spanjës.

Por pavarësisht humbjes përballë Sevillas trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka akoma besim se skuadra e tij mund ta fitojnë La Ligan.

“Duhet të mendojmë për veten tonë, dhe na duhet të besojmë se kemi akoma mundësi ta fitojmë La Ligan”.

Përsa i përket takimit me Sevillian, Ancelotti mendon se skuadra e tij nuk meritoi të humbiste, transmeton Supersport.

“Humbja nuk ishte e merituar, pavarsisht se në momentin e kundërsulmeve të tyre ne nuk u mbrojtëm mirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe shënuam edhe një gol. Barazimi erdhi si pasojë e një gabimi që bëmë dhe ai gol e komplikoi shumë ndeshjen”.

Pyetjes së gazetarëve se nëse ka patur ndonjë ndikim përballja cerekfinale me Borussian e Dortmundit në këto dy humbje të Realit, trajneri Italian ju përgjigj në këtë mënyrë.

“Nuk besoj se ka ndikuar. Kur gjithcka shkonte mirë unë kam thënë që do të vinë edhe momente të vështira, dhe ato momente tashmë kanë ardhur. Duhet të reagojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button