Server: SHBA-ja t’i bëjë presion Greqisë për pranimin e Maqedonisë në NATO në shtator

Fillimi i daljes nga kontesti për emrin do të ishte nëse Uashingtoni i bën qartë me dije Greqisë se Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të hynë në NATO në samitin, i cili do të mbahet në Britani këtë vjeshtë, me mirëkuptim se për pranimin në BE do të duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme e kontestit për emrin, vlerëson profesori amerikan dhe ish-i dërguar për Ballkanin, Daniel Server.

Sipas Serverit, kriza në Ukrainë është shkak më shumë pse zgjerimi i NATO-s duhet të zhbllokohet në samitin e Britanisë, por për këtë do të nevojitet angazhim i domosdoshëm serioz i SHBA-së.

“Konsiderojmë se Uashingtoni duhet të sinjalizojë se është i gatshëm t’i ndërpresë bisedimet nën patronatin e KB-së, nga të cilat deri më tani nuk ka dalë asgjë dhe t’i thotë Greqisë se Maqedonia në vjeshtë do të bëhet anëtare e NATO-s, së bashku me Malin e Zi”, thotë Server në ligjëratën e tij për Maqedoninë për studentët e kolexhit të Prishtinës ISPE.

Sipas tij, nëse presidenti amerikan ia thotë këtë qartë palës greke, kjo do të ndodhë, ndërsa në të njëjtën kohë Brukseli duhet t’i thotë Shkupit se akoma mund të arrihet zgjidhje për kontestin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se nuk ka shpresa për pranimin e Maqedonisë në BE pa u zgjidhur kontesti dhe se kjo është e pranueshme nga ana e politikanëve në Shkup”, deklaroi Server.

Lajme të ngjashme

Back to top button