Maqedoni, rritet numri i fëmijëve të prekur me “lijën e dhenve”

Shumica e fëmijëve e përjetojnë virusin “variçela”, e njohur në popull si “lija e dhenve”. Më së shpeshti preken fëmijët që shkojnë në çerdhe ose shkolla, ndërkaq numri i fëmijëve në këtë periudhë të cilët i ka kapur ky virus është më i madh se sa vitin e kaluar, njofton Portalb.

Megjithatë, epidemiologët thonë se nuk ka nevojë që të ngritet panik, por as me qëllim të përzihen fëmijët e shëndoshë me ata të sëmur që më shpejtë ta tejkalojnë “lijën e dhenve”. Pritet që ky virus të vahzdojë të shpërndahet edhe gjatë stinës së pranverës.

“Është e saktë se ka rritje të numrit të të prekurve. Por, ajo nuk është alarmante dhe nuk duhet të ngritet panik. Edhe pse paraqitet gjatë tërë vitet, kryesisht “lija e dhenve” më shumë përhapet gjatë dimrit dhe në pranverë. Shumica e të prekurve, mbi 90% janë fëmijë. Disa vjetë ndodhë që të ketë numër më të madh të të prekurve nga ai i zakonshme”, thotë dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publike.

“Lija e dhenve” do të vazhdojë të përhapet, pasi që tani ka filluar edhe viti shkollor dhe kështu i njëjti mund të bartet në lehtë pasi që fëmijët qëndrojnë në hapësira të njëjta.

Mjekët thonë se “lija e dhenve” përhapet aq shpejtë sa që në një grup prej 10 fëmijëve, ku është vetëm 1 i infektuar, madje 7-8 fëmijë do të preken. Virusi ngjitet nëpërmjet, teshtitjes, kollitjes, të folurit dhe prekjes. Ky virus manifestohet me paraqitjen e puçrrave të cilat fillojnë nga barku, përhapen në kokë, duar dhe këmbë. Të njëjtat transformohen në flluska uji. Periudha e inkubacionit është prej 10 deri më 20 ditë. Epidemiologët thonë që fëmijët e prekur nga “Variçela”, duhet të kenë kujdes për higjienën personale, t’i lajnë duart shpesh dhe 2 deri më 3 javë të qëndrojnë në shtëpi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button