Anulohet seanca për rastin “Erazmus”

Seanca e procesit gjyqësor “Erazmus” është anuluar, pas kërkesës së avokatit të palës mbrojtëse, Jovan Joanidis, për ndërrim të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor, Lubinka Bashevska dhe Ivica Stefanovski, njofton Portalb.

Sipas Joanidisit, ekziston dyshim se këto gjykatës mund të veprojnë në mënyrë të paanshme, pasi që një njëherë kanë refuzuar ankesë të palës mbrojtëse. Gjykimi është prolonguar, ndërkaq ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës  Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, nuk a vendosur në lidhje me atë se a do të ndërrohen gjykatësit.

Përndryshe, në këtë lëndë Prokuroria, ka ngritur aktakuzë për pesë profesorë dhe një demonstrator nga Fakulteti i Ekonomik i “Shën Kirilit dhe Metodit” të cilët akuzohen se kanë kryer vepra penale, “pranim ryshfet”, “pranim dhuratë për ndikim të paligjshëm”, “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” dhe “dhënie ryshfet”, njofton Portalb.

Pas kërkesës së Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në shtator të vitit të kaluar, Gjykata Penale e Shkupit ua ndaloi katër profesorëve të dyshuar të Fakultetit Ekonomik që të vazhdojnë me mësim. Aksionin e Prokurorisë e ndihmuan edhe MPB e cila u realizuar më 6 qershor të vitit të kaluar. /Portalb

LEXO: Rasti “Erazmus”, ngritet aktakuzë për 6 profesorë të Fakultetit Ekonomik të UKM-së

LEXO: Prokuroria Themelore: Profesorët kanë marrë ryshfet dhe kanë kërkuar shërbime seksuale për nota

LEXO: “Erazmus”, katër profesor pezullohen nga puna

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button