Nё njё nga daljet e rralla pas ndarjes, Angelina Jolie mё e rinovuar se kurrё (FOTO)

Angelina Jolie duket se po fillon tё lёrё pas ndarjen me Brad Pitt dhe tё gjitha problemet qё u krijuan me kujdestarinё e fёmijёve, duke shijuar sa mё shumё kohё me fёmijёt e saj. Aparati fotografik i paparacёve e kapi teksa kishte dalё pёr shooping me binjakёt e saj Vivienne dhe Knox nё Malibu. Aktorja 41-vjeçare dukej mё e rinovuar se kurrё, qё pas ndarjes, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Siç do tё shikoni nё foto ajo kishte veshur pantallona prej lёkure, çizme sipёr gjurit me takё, njё top asimetrik me dantellё dhe njё pallto tё gjatё nё ngjyrёn gri. Flokёt si gjithmonё i kishte tё lёshuara dhe look-u i saj ishte natyral.

Kjo ishte njё nga daljet e rralla tё saj pas ndarjes. Megjithatё njё gjё ёshtё e sigurt, qё ajo sa herё vendos tё bёjё njё dalje publike ёshtё shumё e thjeshtё dhe plot stil njёkohёsisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button