BDI në Strugë, Halimi në Zhelinë, Ivanov në Prilep, Pendarovski në Gostivar, Popovski në Shkup

Kandidatët për president  dhe partitë të cilat i mbështesin sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët në më shumë qytete dhe vendbanime.

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e saj “Jo presidentit të njëanshëm” do ta prezentojë në Strugë. Tubim në Zhelinë do të mbajë PDSH-ja, e cila do ta prezentojë kandidatin presidencial, Iljaz Halimi.

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov sot tubim do të mbajë në Prilep dhe Manastir, ndërsa do t’i vizitojë edhe Dollnenin, Krivogashtanin dhe Krushevën. LSDM-ja dhe kandidati i saj për president Stevo Pendarovski do të mbajnë tubim në Gostivar, ndërsa takime me qytetarët do të kenë në Qendrën Zhupa, Dibër, Mavrovë-Rostushë dhe Vrashçishtë.

Kandidati i partisë GROM, Zoran Popovski do ta prezantojë platformën e tij në mitingun QT Biser në komunën Aerodrom të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button