Instagram bën 200 milionë përdorues

Vetëm para një viti, Instagram kishte 100 milionë përdorues mujor aktiv, ndërsa tani rrjeti më i famshëm social për fotografi ka njoftuar se ka arritur në 200 milionë përdorues mujor aktiv.

Në vitin 2012, Instagram ishte blerë nga Facebook për 1 miliard dollarë, ndërsa të mërkurën kompania ka njoftuar se më shumë se 20 miliardë fotografi janë shpërndarë në aplikacionin e saj, transmeton Telegrafi.

“Nga dokumentimi i pasionit për xhaz e deri tek protestat në Kiev, ne vazhdimisht jemi të habitur dhe të përulur nga momentet që ju i ndani me ne. Ndërsa sot po e tejkalojmë shifrën prej 20 miliardë fotografish të përbashkëta në Instagram, ne shikojmë prapa në çudinë, bukurinë dhe rëndësinë e çdo gjëje që ky komunitet e ka krijuar”, kanë deklaruar përfaqësuesit e Instagram.

Vetëm në 6 muajt e fundit, Instagram ka shtuar një total prej 50 milionë përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button