Trump thotë se po bën atë që ka bërë Obama në vitin 2011

Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë ka shkruar për “urdhrin ekzekutiv” që ka të bëjë me ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të shtatë vendeve nga rajoni i Lindjes së Mesme, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Trump, duke folur për këtë veprim, ka theksuar se “politika ime është e ngjashme me atë që bëri presidenti Obama në vitin 2011, kur ai ndaloi viza për refugjatët nga Iraku për gjashtë muaj”, ndërsa ka shtuar se janë mbi 40 vende në mbarë botën që janë me shumicë myslimane të cilat nuk janë prekur nga ky urdhër.

Ky është postimi i Donald Trumpit në Facebook:

Deklarata lidhur me Urdhrin Ekzekutiv të fundit

Amerika është një komb krenar i emigrantëve dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë dhembshuri ndaj atyre të shtypurve që janë duke ikur, por ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur qytetarët dhe kufijtë tanë. Amerika ka qenë gjithmonë vendi i lirisë dhe shtëpi për trima.

Ne do ta mbajmë atë të lirë dhe të sigurt, ashtu siç e dinë edhe mediat por refuzojnë që ta pranojnë. Politika ime është e ngjashme me atë që bëri presidenti Obama në vitin 2011, kur ai ndaloi viza për refugjatët nga Iraku për gjashtë muaj. Shtatë vendet e përmendura në Urdhrin Ekzekutiv janë vendet e njëjta të identifikuara më parë nga administrata e Obamës si burim i terrorit. Që të qartësohem, kjo nuk është një ndalim mysliman, ashtu siç raportojnë mediat në mënyrë të gabuar.

Kjo nuk ka të bëjë me fenë – kjo ka të bëjë me terrorin dhe mbajtjen e vendit tonë të sigurt. Ka mbi 40 vende të ndryshme në mbarë botën që janë me shumicë myslimane të cilat nuk janë prekur nga ky urdhër. Ne përsëri do të lëshojmë viza për të gjitha vendet që i kemi ndaluar kur të sigurohemi se i kemi shqyrtuar dhe zbatuar politikat më të sigurta gjatë 90 ditëve të ardhshme.

Kam ndjenja të mëdha për njerëzit e përfshirë në këtë krizë të tmerrshme humanitare në Siri. Prioriteti im i parë do të jetë gjithmonë mbrojtja dhe shërbimi ndaj vendit tonë, por si President do të gjejë mënyra për të ndihmuar të gjithë ata që janë duke vuajtur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button