“Përgjimet” kusht për liberalizim

Projektligji i përgjimeve të telekomunikimeve, është kriteri shtesë ligjor për liberalizimin e vizave që i është vënë Kosovës nga Komisioni Evropian.

Këtë projektligj që në fillim e inicioi Ministria e Brendshme, Komisioni Evropian ka kërkuar që ta bëjë Ministria e Integrimit Evropian.

Drafti i ligjit ka qëndruar për 6 muaj në Bruksel, ndërsa për pak ditë duhet të dorëzohet në Kuvend.

Këtë kërkesë specifika e ka konfirmuar për Tribuna, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se Komisioni Evropian e futi këtë ligj në pakon e ligjeve për përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button