Tetovë, të premten protestë përpara EVN-së

Të premten më 3 shkurt në ora 13:00 do të mbahet protestë përpara objektit të EVN-së në Tetovë, për të shprehur revoltën kundër çmimeve të larta të faturave për rrymë elektrike, njofton kryetari i SHESH “Drita”, Isni Saliu, në faqen e “Facebook-ut”, “Krejt kundër EVN / Site protiv EVN”, njofton Portalb.mk.

Ftohen të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me shërbimet e EVN-së të dalin në protestë, ndërkaq nga organizatorët paralajmërojnë se ata kanë edhe mbështetjen e disa OJQ-ve.

Rikujtojmë se, një grup i qytetarëve të Tetovës gjatë ditës së djeshme u mblodhën në sheshin “Iliria” të Tetovës, për të protestuar kundër faturave të larta nga EVN dhe furnizimit të dobët me energji elektrike. Ata kërkuan që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për këtë problematikë, pasi gjendja e vështirë financiare e shumë tetovarëve nuk u lejon të paguajnë çmime të larta të faturave për rrymë elektrike, ata po ashtu kërkojnë që EVN të ulë çmimet ose në të kundërtën të largohet nga Maqedonia

LEXO:

Tetovarët protestojnë kundër EVN-së (VIDEO)

Banorët ankohen, EVN: Ora e rrymës me ligj duhet kontrolluar vetëm një herë në vit

Maqedoni, faturat marramendëse të EVN-së ia nisën të shpërndahen nëpër shtëpi!

A  paguajmë çmimin më të lartë në rajon të energjisë elektrike?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button