fbpx

Gjërat për të cilat duhet t’i bisedoni me partnerin para se të martoheni

Shumë çifte para se të vendosin të martohen mund të bisedojnë për gjërat që i pëlqejnë njërit partner dhe tjetrit. Ndoshta mund ta kenë të qartë se kush do të lajë enët dhe kush do të pastrojë banjën. Sidoqoftë janë disa biseda që duhet gjithsesi t’i bëni para martesës edhe nëse keni e keni zgjedhur çështjen e bashkëjetesës.

1. Borxhet dhe financat

Para martesës, uluni dhe diskutoni me partnerin tuaj për situatën tuaj financiare. Nëse keni ndonjë borxh, kredi studentore apo diçka të ngjashme, sepse fshehja e tyre do t’ju bëjë dëm gjatë “rrugës”. Po ashtu, nëse keni kreditë të këqija nga ndonjë gabim në të kaluarën apo ndonjë rënie financiare, tregojini partnerit dhe diskutoni për mënyrat se si mund të përmirësoni kredinë tuaj së bashku. Kjo është kohë e mirë që të bisedoni se si do t’i trajtoni financat tuaja në të ardhmen.

2. Fëmijët dhe kujdesi ndaj tyre

Duhet të diskutoni nëse dëshironi të keni fëmijë apo jo, përveç kësaj, çfarë pret partneri juaj sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve?
Dëshiron i/e dashuri/a juaj te rini në shtëpi me fëmijët? Dëshironi që të dy të punoni me orar të plotë? Nëse po, do t’i dërgoni fëmijët në kopsht apo do punësoni një dado? A mundet dikush nga familja juaj të kujdeset për fëmijët? Gjithashtu kjo mund të jetë kohë e përshtatshme të diskutoni nëse dëshironi t’i rrisni fëmijët në frymën e një feje të caktuar.

3. Zhvendosja në një qytet apo shtet tjetër

Kohët janë të vështira dhe shumë njerëz e gjejnë veten të detyruar qe të shpërngulen në qytete apo shtete tjera për të punuar apo edhe për çmimet e përballueshme të shtëpive. Flisni me partnerin tuaj për dëshirën e tij apo të saj që një ditë të zhvendoseni. Nëse partneri juaj është i paepur për të qëndruar në një vend, mundohuni të zbuloni pikën e tij/saj të kthimit. Ndoshta burri juaj i ardhshëm është i brengosur se nuk mund të mblidhni para të mjaftueshme për t’u shpërngulur nga shteti, por nëse puna paguhet me një shumë të caktuar, do të ishte më i entuziazmuar. Apo ndoshta gruaja juaj e ardhshme dëshiron të jetë më pranë familjes kur do bëheni me fëmijë, por dëshiron të provojë një qytet të ri deri atëherë.

4. Prioritetet e jetës

Të qenit i martuar do të thotë të bëni plane afatgjate me një person tjetër, kështu që është e rëndësishme të tregoni prioritetet tuaja më herët. A është në listën tuaj një pushim një javor çdo vjet i domosdoshëm? Apo dëshironi që të kurseni për vitet e para të martesës që të blini një shtëpi? Diskutoni këtë me partnerin tuaj dhe bëni një marrëveshje e cila iu përshtatet të dyve. Që të dy duhet të arrini t’i përmbushni synimet tuaja, në të vërtetë një martesë e mirë mund te jetë pikënisje për ambicie të mëdha por secili nga ju duhet të ndryshoni afatin kohor që t’u përshtateni shpresave dhe ëndrrave të partnerit tuaj.

5. Prindërit e moshuar

Ndoshta nuk duhet të mendoni për nevojat e prindërve tuaj të moshuar për një dekadë apo më shumë, port të bisedoni me partnerin tuaj për shpresat taja se si do të kujdeseni për prindërit e moshuar është një mënyrë e mirë që të njiheni me prioritetet e partnerit tuaj. Dëshiron burri/gruaja e ardhshme qe te jetojë me prindërit tuaj? A dëshiron ai/ajo që t’i dërgojë në shtëpi të pleqve? A do të jeni ju përgjegjës për shpenzimet? Në këto bisedime përfshini edhe motrat apo vllezërit tuaj gjithashtu.

6. Ballafaqimi me gjërat e vështira

Filloni me këtë pyetje: Cilat ishin disa nga periudhat më të vështira në jetën tuaj dhe si i keni kaluar ato? Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se si ballafaqohet partneri juaj me tragjedi dhe çfarë mbështetje i duhet për situata të vështira. Pastaj, pjesa e vështirë: bisedoni se si ballafaqoheni me sfida të mëdha.

7. Përmirësimi i komunikimit

Nëse keni qenë bashkë për disa vjet, ju sigurisht i keni krijuar disa mënyra të komunikimit. Por është e rëndësishme të bisedoni se si mund të përmirësoni mënyrën se si argumentoni, negocioni, dhe bëni marrëveshje. Pyetni partnerin tuaj: Si komunikojnë prindërit tuaj dhe çfarë mund mësoni nga ata? Mund të ketë gjëra që dëshironi t’i provoni pasi që iu përshtaten prindërve tuaj, apo mënyra që ju nuk do të dëshironit që t’i përsërisni. Bisedoni për mënyrat se si komunikoni tani dhe për gjërat që dëshironi t’i ndaloni menjëherë. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button