Letër e hapur për kryeministrin shqiptar Edi Rama

I nderuar Kryeministër Edi Rama,

Unë që po ju shkruaj jam ish pjesëtarë/epror i UÇK-së 2001. I nderuar kryeministër meqë ju ndërmjetësuat në unifikimin e subjekteve politike Shqiptare të Maqedonisë poashtu edhe në hartimin e një agjende kërkesash me interes për Shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa aty mungon një çështje që është poashtu jetike për ne ish pjestarët e UÇK-së dhe gjithë Shqiptarët e Maqedonisë Ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001.

Prandaj ju lutem nga zemra në emër të shumë ish pjesëtareve të UÇK-së që të ushtroni ndikimin tuaj te partia Shqiptare BDI pjesëmarrëse në formimin e Qeverisë së Maqedonisë ta merr përsipër dhe pa zvarritje ta miratoj ligjin për dëshmorët invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001, me miratimin e këtij ligji do të ndërpritet diskriminimi kushtetues dhe ligjor që po na bëhet ne ish pjesëtareve të UÇK-së vetëm përse jemi Shqiptarë, sepse një ligj i tillë për pjesmarrësit Maqedonas në konfliktin e 2001 të quajtur Branitella është miratuar para 15 viteve që në vitin 2002 dhe ata me pasardhësit e tyre i gëzojnë të drejtat ligjore.

Shpresoj dhe besoj në reagimin tuaj,

Me respekt Azbi Nuredini Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button