Putini s’ndalet në Ukrainë, fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Presidenti i parë i Ukrainës pas pavarësisë së këtij shteti, Leonid Kravçuk, ka tërhequr vërejtjen se me kalimin e ushtarëve rus përtej kufijve të Ukrainës do të thotë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Kravçuku shpreson se presionet ndërkombëtare do ta ndalojnë eskalimin e mëtejmë të agresionit në Ukrainë nga ana e Rusisë, pas bashkëngjitjes së Krimesë. Nga ana tjetër, ish presidentu ukrainas konsideron se apetitet e Putinit shkojnë më larg se vetë Ukraina. “Kjo nuk është pika e ndalimit dhe kjo ka mundësi të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore” ka porositur Kravçuk duke folur për “Voice of America”..

Disa analitik ukrainas të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të tentojë të marrë nën kontroll edhe pjesë të tjera të Ukrainës ose të Moldavisë fqinje, ku ndodhet një pakicë e madhe ruse. Rusia nga ana tjetër pohon se nuk planifikon akcion të mëtejshëm ushtarak në Ukrainë, por vetëm të realizojë stërvitjet ushtarake buzë kufirit.

Shumica po ashtu pyeten se a frikohet Ukraina nga një luftë me Rusinë, nëse pikërisht Kravçuku nuk do të vendoste që pas shkatërrimit të BRSS (Bashkimit Sovjetik) nuk do të vendoste të dërgonte në Rusi 1.800 projektile nukleare –bërthamore në Rusi. Të rikujtojmë se ai më 1994 ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e atëhershëm rus Boris Jelcin, dhe kolegun e tij amerikan Bill Clinton, për largimin e armatimit bërthamor nga Ukraina.

Ukraina deri në atë kohë ka qënë fuqia e tretë bërthamore në botë në bazë të numrit të armatimit bërthamor, por pas nënshkrimit të marrëveshjes, me memorandumin e Budapestit, kanë marrë garanci për sovranitetin e vet dhe ruajtjen e këtij sovraniteti edhe nga Rusia edhe nga Perëndimi.

Kravçuk nuk ka fjalë të mira për Vlladimir Putinin dhe e përshkruan si operativist të KGB-së i cili tërë kohën ka udhëtuar anekënd me “çantën përplot urdhëresa”. “Ai ka thithë metodat më të këqija të KGB-së” thot Kravçuk dhe rikujton se si në të vërtetë e ka edukuar Putinin KGB-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button