Zvicra paralajmëron SHBA-në për “diskriminimin fetar”

Zvicra ka paralajmëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për nxitje të diskriminimit fetar përmes vendimit për ndalimin e qytetarëve nga 7 vende muslimane të hyjnë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, ka deklaruar se SHBA-ja ka të drejtë të ndërtojë politikën e saj të refugjatëve, por vuri në dukje se kjo politikë ka ndikime globale.

Burkhalter ka thënë se edhe Zvicra ka marrë masa në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por këtë gjë e ka bërë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

“Kemi qenë gjithmonë kundër diskriminimit fetar të njerëzve. Në këtë kuadër themi që SHBA-ja me vendimin për refugjatët është duke vepruar krejtësisht gabim në luftën kundër diskriminimit fetar.”

Presidenti Trump firmosi të premten vendimin ku kufizonte shtetasit nga Iraku, Irani, Jemeni, Libia, Somalia dhe Sudani të hynin në SHBA. Vendimi mbante titullin “Ruajtja e vendit nga hyrja e terroristëve të huaj”. Me këtë vendim gjithashtu e ndalua edhe marrja e refugjatëve për një periudhë 4 mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button