Mediat e huaja prezantojnë këngën e Shqipërisë në “Eurovision”

Mediat e huaja kanë filluar të prezantojnë këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59 të spektaklit të madh muzikor “Eurovision 2014”, të cilat do të paraqiten në Danimarkë nga data 6 deri më 10 maj.

Tv Latest duke ndjekur rendin alfabetik në fillim ka prezantuar këngën përfaqësuese të Shqipërisë, “Zemërimi i një nate”, interpretuar nga Hersi Matmuja, e cila do të interpretojë më 6 maj gjatë natës gjysmë-finale.

Kjo është dhe kënga fituese e spektaklit muzijkor në Shqipëri “Festivali i Këngës” në RTSH, ku sigurisht u interpretua në gjuhën shqipe.

Ashtu siç ndodh shpesh kënga duket me fortë e kënduar në gjuhën origjinale, por ajo do të këndohet në anglisht në Eurovision.

Tanimë mbetet vetëm ti urojmë fat Hersit në performancën e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button