Tetovarët protestojnë kundër EVN-së (VIDEO)

Një grup i qytetarëve të Tetovës gjatë ditës u mblodhën në sheshin “Iliria” për të protestuar kundër faturave të larta nga EVN dhe furnizimit të dobët me energji elektrike. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për këtë problematikë, pasi gjendja e vështirë financiare e shumë tetovarëve nuk u lejon të paguajnë çmime të larta të faturave për rrymë elektrike, ata po ashtu kërkojnë që EVN të ulë çmimet ose në të kundërtën të largohet nga Maqedonia , njofton AlbPortali.Com, përcjell Portalb.mk.

Organizatori i kësaj proteste Hisni Saliu, shprehet se EVN-ja nuk është duke punuar për gjithë qytetarët njëjtë , pasi shqiptarët në Maqedoni paguajnë shumë me shtrenjtë se pala tjetër maqedonase , dhe kërkojnë që fatura të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“Unë me 8000 mijë dinar pension , paguaj 7000 dinar rrymë , edhe me dru edhe me krejt , ka dikush vetëm me rrymë ngrohet paguan 50 euro. Kërkohet që të bëhet e njëjta ne mos bëhet manipulime ndërmjet njerëzve’ është shprehur një qytetar në protestë.

“Si ka mundësi të vije , për një person invalid  kaq shumë rryma, atje në Gjermani për një vit vinë 70 euro , kurse këtu në Maqedoni shënojnë pa evidentim të energjisë”, shprehet një qytetar i revoltuar.

Ndërkohë organizatorët e kësaj proteste kanë potencuar se do vazhdojnë edhe më tej me protesta jo vetëm në qytetin e Tetovës , por ditëve në vijim protestat e tyre do t’i shtrijnë edhe në qytetet tjera në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button