A është mbyllur sherri me Cozman? Ja cila është përgjigjja e Noizy-t

Sherri mes dy reperave në Prishtinë, nuk shpetoi pa u prekur as mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”. I ftuar për të folur për projektet e fundit muzikore, bashkëpunimet e reja, por edhe incidentet në të cilat është përfshirë muajt e fundit, Noizy ka prekur edhe një herë sherrin në Prishtinë, pas të cilit mbeti i plagosur. Pa dashur të ndalet në detaje, reperi i njohur ka kërkuar që fansat të marrin nga ai shembullin më të mire, por jo nga ajo ngjarje.

I pyetur nëse sherri nisi nga batutat që shkëmbeu në emisionin “Zonë e lirë”, Noizy e mohoi duke thënë se sherri nuk nisi prej tyre, edhe pse njerëzit besuan se ato ishin pikënisja e përleshjes në Kosovë me Babastars-at dhe Cozman-in: “Jo, nuk është e vërtetë që ndodhi për faktin që bëmë ato batutat tona. Thjesht ishim të gjithë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nuk po hyj në detaje si, qysh, tek ndodhi. Por nuk e di, ndoshta ishin ca keqkuptime në momentin që ne ishim në hotelin ku ndodhi ajo. Në momentin që erdhën, ata erdhën keq, erdhën pak si me shpejtësi dhe aty ndodhi përleshja…” – tha Noizy i keqardhur për ccka ndodhi vitin e kaluar në Prishtinë.

Por që, realisht nuk jam këtu, jo vetëm këtu, por në asnjë vend që të jap frymëzimin që njerëzit të ndjekin ato lloj hapash. Ka shumë gjëra pozitive që artistët, jo vetëm Noizy, por shumë artistë japin mesazhe pozitive dhe ma merr mendja që ato janë gjërat që fansat e mi duhet të ndjekin dhe jo atë që ndodhi. Edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët, edhe unë bëj gabime, por fakti që jam i njohur bën që gabimet e mia të bëjnë më shumë bujë….”

I pyetur nëse është mbyllur sherri më Cozman, Noizy u përgjigj shkurt: “Besoj se po…” – pa dashur të ndalet më tej në këtë ngjarje, e cila, edhe pse e bujshme, nuk është ajo që reperi do të donte të mbanin mend nga ai fansat e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button