Jankullovska: Ivanov nuk i tha asnjëherë JO kësaj qeverie

Presidenti Gjorge Ivanov, gjithnjë a pasur mirëkuptim për politikat e Qeverisë dhe ai asnjëherë nuk i ka bllokuar projektet tona. Kështu sonte në Sveti Nikollë foli ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska duke lavdëruar kandidatin e VMRO-së për president, Ivanov.

Ndërkaq, kandidati për president Gjorge Ivanov tha se zhvillimi i ekonomisë dhe anëtarësimi në NATO do të jenë prioritet i tij për këtë mandat.

 “Atë që e premtova para pesë viteve unë e realizova. Programi me të cilin dola para juve në vitin 2009 është i plotësuar. Kam realizuar edhe më shumë nga ajo që ka qenë e parashikuar. Kam punuar me përkushtim këto 5 vite. Kam pasur mbi 200 takime bilaterale me shefa të shteteve, mbi 150 takime me kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe krye-diplomatë”, tha Ivanov. 

Ai përmendi Qeverinë e cila e ka përkrahur atë në çdo cep.

“Ju ftoj të votoni për mua sepse janë paguar gjysmë milionë euro subvencione për bujqit, kanë ardhur 2 miliardë euro investime të huaja. Do të hapim vende të reja pune dhe së bashku do ti arrijmë qëllimet tona” tha mes tjerash Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button