Tuna nuk e fsheh dot më shtatzëninë, ja si duket pak javë para lindjes

Muajt e fundit të shtatzënisë, Tuna është tërhequr nga skena muzikore dhe i është përkushtuar më shumë vetes dhe fëmijës që pritet të sjellë së shpejti në jetë. Ajo dhe partneri i saj Patrisi, që me të gjitha gjasat do të bëhen prindër të një djali, janë treguar të kursyer edhe në rrjetet sociale me foto e postime. Megjithatë, së fundi, me gjithë përpjekjet, Tuna e ka të vështirë ta fshehë barkun. Në foton e fundit që ka postuar në Instagram, edhe pse së largu, duket barku i rrumbullakosur i artistes në muajt e fundit të shtatzënisë, shkruan revista Class.

Nga përkujtimorja ku prehen viktimat e Holokaustit në Berlin, Tuna ka përshëndetur edhe fansat e saj në Instagram. Në ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave ‪të Holokaustit (27 janar), edhe Tuna është solidarizuar me dhimbjen e madhe të më shumë se 70 vjetëve më parë, nga e cila humbën jetën mijëra hebrenj nga Ballkani dhe Europa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button