Ejup Ajdini dorëhiqet nga posti i kryetarit në Klubin e Shkrimtarëve “Oeneum”

Kryesia e klubit të Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë, mbajti mbledhjen e radhës, për shkak të dorëheqjes së parevokueshme të kryetari të Klubit, “Oeneum” Prof. Dr. Ejup Ajdini.

“Vlen të theksohet, të thuhet e të shkruhet se pas aq sukseseve të mëdha dy vjeçare, që nga themelimi i Klubit “Oeneum”,  i vetmi Kryetari i këtij klubi Ejup Ajdini, lëshon postin e kryetarit të Klubit “Oeneum” pa mos kërkuar fare mandatë të dytë dy vjeçarë, edhe pse kryesia i ofroi dhe një mandat tjetër.  Një gjest, një shembull i jashtëzakonshëm i kryetarit të këtij klubi. Derisa të gjithë kryetarët e partive politike, shoqatave, institucioneve të ndryshme arsimore, fetare, ekonomike e kulturore duan të bëhen të përjetshëm, ja një shembull i mrekullueshëm i prof. dr Ejup Ajdinit. Respekt për vetëdijen, arsyen dhe dashurinë për klubin, artin e letërsinë, i nderuar Ejup Ajdini!” uron ky klub.

Deri në zgjedhjen e kryesisë së re, posti për kryetar iu besua Doc.dr Zejnepe Halil Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button