Pendarovski: Deri më tani nuk kemi pasur president, por ndihmës të kryeministrit

Ti vihet fund pozitës së deritanishme të presidentit i cili vetëm e zbaton agjendën e qeverisë duke mos pasur qëndrim të vetin. Kështu sonte porositi kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski në Kavadar dhe në Negotinë.

“Ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh se cilës parti i takoni. Deri më tani nga pala tjetër nuk shoh fushatë presidenciale. Nga ana tjetër ka njeri që e udhëheq fushatën e presidentit të deritanishëm dhe kohë pas kohe e lejon të thotë ndonjë fjali me temën zgjedhjet presidenciale. Kryeministri i deritanishëm e udhëheq fushatën  presidenciale të kandidatit presidencial. Kjo deri tani nuk ka ndodhur në Maqedoni”, theksoi ai.

Kemi asistent, korrier ose ndihmës më të ri të kryeministrit, i cili na tregon se çka do të bëjë ai, tha Pendarovski. Kemi kaluar një rajon të madh dhe imazhin që e pamë është dështues, tha sonte në tubimin në Kavadar.

Lajme të ngjashme

Back to top button