Thaçi: Muslimanët do të votojnë për ne dhe do të hy në qeveri me Gruevskin

Treqind mijë musliman do të votojnë për PDSH-në ndërsa unë do të bëj qeverinë e re me Gruevskin. Kështu mes tjerash tha sonte në Studeniçan, lideri i kësaj partie Menduh Thaci, duke prezantuar Iljaz Halimin për kandidat presidencial.

Sipas tij, bojkoti i BDI-së i konvenon vetëm kandidatit të LSDM-së, Pendarvoski.

“I bëj thirrje Ali Ahmetit të ulemi ta shohim si është situata në Maqedoni. T’më jep përgjigje çfarë bëri BDI me statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, dhe mes tjerash a e bëri gjuhën shqipe zyrtare në Maqedoni. Shqiptarët kanë ardhmëri të keqe nëse BDI qëndron në pushtet.” tha Thaçi i cili kërkoi dhe votën e boshnjakëve me thirrjet e tija fetare.

Kandidati për president, Iljaz Halimi tha se ai si president i ardhëm i Maqedonisë ka fuqi të bëjë ndryshime për shqiptarët në Maqedoni, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë. 
“Premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Votoni të gjithë sepse bojkoti i zgjedhjeve nuk ju konvenon” tha mes tjerash Halimi në Studeniçan.

Lajme të ngjashme

Back to top button