Ndërron jetë zjarrfikësi hero i 11 Shtatorit në Amerikë

Brian J Masterson ka punuar pa pushim në vendin e ngjarjes së sulmit terrorist në New York, në ditën kur aeroplanët goditën Kullat Binjake në vitin 2001, e edhe për shumë muaj të tjerë pas sulmit te kullat, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

61-vjeçari, që është baba i tre fëmijëve, ka vdekur gjatë kësaj jave nga kanceri esophageal, i cili ndërlidhet në mënyrë direkt me ekspozimin e tij në pluhurin që u shkaktua nga rrëzimi i kullave, transmeton koha.net.

Brian është njëri nga përgjegjësit e shumtë që janë diagnostikuar me sëmundje si rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes së tyre në Kullat Binjake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button