Letër e hapur z.Adnan Azizit (LËVIZJES “BESA”)

Ditën e diel, BDI duhet që të vendos për fatin e saj dhe jo për “fatin e shqiptarëve dhe fatin e Maqedonisë”.

I nderuari z.Adnan më lejoni t’ju përgëzoj për këtë shkrim në FB ku keni bërë një vështrim shumë të saktë dhe me vend si ç’thuhet “topi se luan”. Të njëjtën analizë është dashur ta bëni edhe për gabimet dhe lëshimet tuaja (mendoj partisë suaj ) ne aspektin e përgjithshëm edhe atë parazgjedhor, zgjedhor e me theks të veçantë pas zgjedhor, përfshirë këtu edhe takimet- marrëveshjet ndërpartiake të partive shqiptare.

Edhe pse fort mirë i dini por ja edhe unë do t’ua ceki:

  1. Narcizmi I tepruar i dy liderëve (Kasam Bilallit dhe Ziadin Seles dhe njerëzve për rreth tyre ) me tendencë “bajraktarizmit “;
  2. Diletantizmi dhe pa pjekuria politike e udhëheqësve te katër partive opozitare.Them për diletantizëm dhe pa pjekuri politike për atë se si ratë pre e dredhirave dhe dinakërisë së Ali Ametit i cili me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë perfide i organizoi takimet nëpërmjet Edi Ramës dhe Hashim Thaçit (të cilët donin te eksponohen si “baba-shpëtimtarë“ i kombit që e dëshmoi edhe vet kryetari i R Shqipërisë z Nishani kur deklaroi se takimet u realizuan me kërkesë te Ali Ametit.)
  1. Ju (partia e juaj) me gojën tuaj, publikisht deklaruat se BDI-ja- Ali Ameti është fituese dhe ia dhatë ingerencat që ai vet te vendos për koalicioneve te mundshme me qëllim që ju nesër t’ia ”hedhni” përgjegjësinë e mos suksesit –për ta arsyetuar mossuksesin e mundshëm në qeverinë ku do të merrnit pjesë edhe ju.
  2. Pyes (edhe pse më gëzojnë takimet e shpeshtuara ndërmjet Selës dhe Bliallit) pse të njëjtat nuk i bërët parazgjedhjeve ku do te dilnit si FORCE dhe me siguri me më shume deputet dhe situata do të ishte krejtësisht ndryshe (nuk do të lutnit Ali Ametin).
  3. Nuk do te ndalem ne sherrin qe ia bërët PPD-së atë e dimë vet ne edhe Zoti (ju injoruat lutjet tona për bashkëpunimin dhe bashkëveprimit e partive opozitare shqiptare pa kushtëzime) që na sollët dëm të paparaparë.
  4. Si mendoni, se a me të vërtetë mendoni se kjo marrëveshje e nënshkruar nga katër partitë të cilët shumë bukur u poziconoheshi para kamerave televizive, paraqet zgjidhje të vërtetë dhe adekuate e çështjes sonë kombëtare? E sot vjellni dhe hidhni gurrë e vrer ndaj atij qe i besuat dhe iu nënshtruat.

Ju sugjeroj qëndroni këmbëngulës në zgjidhjen e çështjes shqiptare këtu tek ne dhe flakeni atë kompleks dhe ngarkesë se vetëm ne shqiptarët duhet mbajtur llogari për stabilitetin, integrimin dhe prosperitetin e shtetit te Maqedonisë. Ta flakim servilizmin qe e kemi trashëgim nga e kaluara. Ta çrrënjosim krimin e deritanishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button