Lajm i madh nga Washingtoni për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

​Delegacioni i rëndësishëm i senatorëve me shumë peshë do të vijnë në Kosovë, të udhëhequr nga miku i madh Senatori republikan John McCain, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Ata do te japin përkrahjen për shtetin e Kosovës.

Vizita e tyre do të ndodh në ditën kur kremtohet 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Senatori McCain ka një qëndrim tepër të ashpër ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit. Para disa kohësh, ai e quajti Putinin kriminel e vrasës.

“Tani, unë besoj se Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel. Ai është një produkt i KGB-së dhe do të shfrytëzojë çdo përparësi, që mund të sigurojë”, kishte thënë McCain.

Edhe Administrata e Presidentit të ri të SHBA’së ka konfirmuar vazhdimin e përkrahjes për Kosovën. Kështu, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në ushtri derisa Serbia duhet ta njohë Kosovën para se të bëhet pjesë e BE’se.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button