Arabia Saudite intercepton një raketë të lëshuar nga Jemeni

Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar një raketë të lëshuar nga milicët shiit Husi të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat ajrore të Arabisë Saudite kanë interceptuar të premten një raketë të lëshuar nga milicët Husi në Jemen që për objektiv kishte qytetin Najran”, ka deklaruar një komandant i ushtrisë saudite, i cituar nga agjencia e lajmeve e Mbretërisë.

“Raketa është shkatërruar në ajër pa shkaktuar ndonjë dëm në tokë”, ka thënë ai.
Nëntorin e kaluar, mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite interceptoi një raketë të lëshuar nga Jemeni që për objektiv kishte qytetin saudit Khamis Mushait.

Jemeni prej një kohe të gjatë është përfshirë nga jostabiliteti politik, ndërkohë që në rajone të ndryshme vazhdojnë luftimet e ashpra midis forcave që mbështesin qeverinë legjitime, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur Saleh, në anën tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button