Raporti i përhapjes së Islamit në botë

Islami vazhdon me fuqinë mahnitëse të mësimeve të tij të rrëmbejë zemrat e miliona njerëzve.

Befasia është se ai po përhapet më shpejt se që mendonim. Këtë e dëshmojnë dhe ekspertë nga radhët e jomyslimanëve.

Pavarësisht luftës së shpallur ndaj Islamit dhe atyre tentimeve qëllimkëqija për ta shtrembëruar imazhin islam duke i paraqitur muslimanët si terroristë, si njerëz që dinë vetëm të vrasin dhe të terrorizojnë njerëzit, prapë, puna me Islamin qëndron ndryshe.

Logjikisht, pas gjithë këtyre sulmeve dhe presioneve, do të duhej të prisnim largim të njerëzve ose rritim të tyre nga Islami, por, rezultatet dalin plotësisht të kundërta. Në vijim do t’iu paraqesim disa raporte shkencore të përhapjes së Islamit në perëndim. Janë raporte që po mbajnë në siklet perëndimorët. Franca, pas disa dekadave, nëse veç vazhdon përhapja e islamit kësisoj, parashihet të jetë republikë islame.

Ja disa statistika të reja për shumimin e muslimanëve në periudhën 1989-2012:

SHBA 25%
Evropë 143.35%
Australi 257.01%

Studime dhe hulumtime të shumta vërtetojnë përhapjen e Islamit më shpejtë se që kemi menduar.

Ekspertët vërtetojnë se Islami është feja me përhapjen më të madhe në SHBA, Evropë dhe Australi. Shifrat e atyre që pranojnë Islamin janë në rritje të vazhdueshme.

Edhe në Kanada po ndodhin çudira. Që nga 11 shtatori e këndej, muslimanët janë shumëfishuar. Përqindja e tyre rritet dukshëm. Krahasuar me shifrën e përgjithshme të banorëve, përqindja e rritjes së muslimanëve është më e madhe se vet përqindja e vet kanadezëve.

Sigurisht, këto nuk janë lajme të mira për perëndimin. Kjo, për ta, shënon fillimin e fundit të perandorisë së ateizmit, seksit, padrejtësisë, robërimit, shfrytëzimit të pasurive të tjerëve. Shkurt, interesat dhen përfitimi i tyre do të humbasin.

Për këtë shkak, ne shohim tek derdhën miliarda vetëm e vetëm që imazhi i islamit të shtrembërohet, por, falë ndihmës së Allahut të Madhëruar, rezultatet janë zhgënjyese për ta. Me gjithë që u ndërmorën edhe sulme ushtarake, prapë, Islamin nuk mundi ta ndalë asgjë nga depërtimi në zemrat e njerëzve. Janë shumëfishuar shifrat e atyre që pranojnë Islamin.

Çfarë ndodhi?

Përse ky rezultat?


Institutet më të njohura në Perëndim flasin se ata që pranojnë Islamin më së shumti janë vet perëndimorët.

Studimet kanë provuar se Islami është fe e drejtësisë, mëshirës, dashurisë, paqes dhe respektit. Është feja e vetme që përshtatet me natyrën e njeriut dhe i garanton atij lumturi të vërtetë në këtë botë. Mësimet islame nuk konfrontohen me shkencën e mirëfilltë për shkak se ato burim kanë Krijuesin e njerëzimit, Atë që di për njerëzit më mirë se vet ata.

Kur të shtrembërosh imazhin e diçkaje, njerëzit për një kohë do të shfaqin një lloj rezerve, por kur të vërtetat të dalin në shesh, atëherë zbulohet gënjeshtra dhe njerëzit fillojnë të mbajnë qëndrime të matura. Një perëndimor të shkolluar nuk mund ta mashtrosh lehtë. Ai flet me gjuhën e fakteve dhe argumenteve. Një film dokumentar apo një emisionin televiziv nuk janë argumente që mund ta bindin atë të ndryshojë besimin e tij.


Rritja vjetore e popullsisë dhe përqindja e muslimanëve. Siç shihet në tabelë, muslimanët janë shtuar për 235%.

Ka mjaftuar për çdo njeri që jeton në Perëndim që të merr një libër për Islamin dhe të bindet se Islami është fe e vërtetë. Kjo është fuqia e Islamit. nuk është fuqia e shpatës dhe as ajo e muslimanëve. Është fuqia e mësimeve, parimeve dhe ideve me të cilat disponon kjo fe madhështore!

Këtë të vërtetë që po e shohim sot dhe po e prekim nëpërmjet shifrave, pra përhapjen e Islamit me gjithë kushtëzimet, trysnit, presionet, sulmet, shtrembërimin e imazhit të tij, po e mësojmë praktikisht sot, ndryshe, në Kur’an, Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar dhe na ka përshkruar me precizitet këtë që po e shohim. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. 9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.“ (es-Saff, 8-9)

Përfundimisht, nuk mund të përmbahem pa thënë me zë të lartë: Falënderimi i takon Allahut për mirësinë e Islamit!

Referencat e autorit:
1. Survey shows Muslim population is fastest growing religion in Canada, http://news.nationalpost.com/2013/05/08/survey-shows-muslim-population-is-fastest-growing-religion-in-canada/
2. http://www.pewforum.org/2012/12/18/global-religious-landscape-muslim/
3. World’s Muslim population more widespread than you might think, 2013 – http://www.pewresearch.org/fact-tank/2013/06/07/worlds-muslim-population-more-widespread-than-you-might-think/
4. The Future of the Global Muslim Population, http://www.pewforum.org/2011/01/27/the-future-of-the-global-muslim-population/
5. http://www.isgoc.com/aboutislam/muslimcommunities/
6. http://patdollard.com/2012/05/u-s-census-number-of-muslims-in-u-s-has-doubled-since-911-attacks-islam-sweeping-the-nation-now-fastest-growing-religion/

Autor: AbduDaim el-Kehil
Burimi: www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat Islami

Lajme të ngjashme

Back to top button