Imazhet satelitore tregojnë pjesë të aeroplanit të zhdukur

Imazhet satelitore kanë zbuluar 122 objekte në jug të Oqeanit Indian që mund të kenë mbetur nga aeroplani i “Malaysia Airlines” i cili ka humbur para 18 ditëve me 239 njerëz në bord, ka thënë Ministri i Transportit të Malajzisë, Hishammuddin Huseini.

Pamjet e fundit erdhën pasi janë rritur përpjekjet për të gjetur gjurmë të aeroplanit, transmeton Mesazhi.

Kryeministri malajzian Najib Razak këtë jave konfirmoi se Fluturimi MH370 , i cili u zhduk ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin, ishte u rrëzuar në jug të Oqeanit Indian.

Lajme të ngjashme

Back to top button