Dy persona më rëndë të lënduar në një aksident në Shkup

Dy persona janë lënduar rëndë në një aksidet trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Shkup në bulevardin “Aradhet partizane” midis dy automjeteve BMW.

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në orën 21:50 në udhëkryqin në bul. “Aradhet partizane” me rr. “Pariska” midis BMW me targa të Shkupit të drejtuar nga A.GJ. (19) nga Shkupi dhe BMW pa targa, të drejtuar nga I.A. (21) nga Shkupi.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë A.Gj. dhe bashkudhëtari i tij M.A.M. (18) nga Shkupi, të cilët janë dërguar në Qendrën emergjente Shkup”, theksohet në kumtesë.

Kontroll në vendin e ngjarjet ka kryer ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button