fbpx

Facebook po planifikon të zëvendësojë realitetin

Imagjinoni sikur vini një palë syze, futeni në Facebook dhe menjëherë ju duket sikur po hyni në shtëpinë e dikujt. Kur e ktheni kokën majtas, shihni sallonin e mbushur me dhjetëra njerëz të ulur në kolltukë. Ecni disa hapa dhe shihni gotat me shampanjë në kuzhinë, tek dëgjoni tingujt e një muzike pank. Në fund të mbrëmjes shijoni një puthje pasiononte me partnerin tuaj. Ndërkaq, në botën reale, nuk ndodhet askush pranë jush!

Në kohët që jetojmë, të futesh në Facebook të lejon të shohësh fotot e ditëlindjes së miqve. Por, me të renë e fundit nga rrjeti social, shumë shpejt mund të arrijmë të bashkohemi me festën. Ose të paktën, të ndiejmë sikur jemi duke festuar. 

Mund të tingëllojë si diçka futuristike, por marrëveshja e re e Facebook sinjalizon një ambicie të nivelit të filmave të Steven Spielberg. Me prezantimin e pajisjes së quajtur Oculus VR, Facebook sugjeron se shpreson ta bëjë këtë realitet.  

Ditën e martë Facebook njoftoi se do të paguajë 2 miliard dollarë për Oculus VR, një kompani që ndodhet në Kalifoni, e cila ka zhvilluar një pajisje koke virtuale-reale, me synimin për t’u dhënë lojtarëve të lojërave elektronike eksperiencën më reale të mundshme të botës dixhitale. Përdorimi i kësaj pajisjeje ofron një ekspereincë të vërtetë, që ju lejon të futeni në lojën tuaj të preferuar dhe të eksploroni botë të reja, si kurrë më parë. 

Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg tha se hapi i parë do të jetë që të ndihmohet në zhvillimin e një platforme për Oculus VR, ndërsa ambicia për këtë teknologji shkon përtej imitimit të eksperiencave të jetës reale. 

“Gjëja e pabesueshme për këtë teknologji është se do të ndieni sikur jeni në të vërtetë të pranishëm në një vend tjetër, me njerëz të tjerë,” shkruan Zuckerberg. 

Megjithëse Oculus u prit me habi nga shumë njerëz, ai është shumë larg nga vizioni origjinal i Zuckerberg për rrjetin social. Me realitetin virtual dhe pajisjen e re, Facebook po vazhdon që të nxisë lëvizjen për në botën “reale” duke përdorur internetin. Duket se rrjeti social po shikon një të ardhme në të cilën komunikimi ballë për ballë është i padallueshëm nga komunikimi në Facebook./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button