fbpx

Diktatori i Koresë së Veriut i detyron meshkujt t’i presin flokët si ai

Rreth dy javë më parë, qeveria njoftoi se i vetmi model flokësh i lejuar do të jetë modeli i Liderit të Dashur, Kim Jong-Un. Diktatori i ka flokët të rruara në të dyja anët e kokës dhe në pjesën e pasme – një model që po përpiqet ta bëjë të detyruar në të gjithë vendin.

Ky stil flokësh, popullor në bandat e djemve në Perëndim në mesin e viteve 1990 dhe yjeve të reality show-t britanik, “E vetmja rrugë është Essex-i”, është më pak i preferuar në Korenë e Veriut. Sipas medias lokale, ky stil lidhet më tepër kontrabandistët kinezë, sesa me liderin kombëtar. Deri në mesin e viteve 2000, ai është quajtur “modeli i flokëve të kontrabandistëve kinezë”, shkruan “Korea Times”. 

“Modeli i flokëve të liderit tonë është shumë i veçantë,” thotë një burim për radio “Azia e Lirë”. “Ai nuk i shkon kujtdo, meqë meshkujt kanë fytyra dhe forma të ndryshme të kokës.” 

Ky rregull është një forcim i mëtejshëm i rregullave të mëparshme, që i detyroni burrat të zgjidhnin midis 10 stileve të ndryshme të flokëve. Ndërsa gratë kishin 18 alternativa të tilla. Për të pasur këtë model flokësh, burrat duhet t’i presin flokët e tyre çdo 15 ditë. Gjatësia e duhur për flokët duhet të jetë rreth 8 cm./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button