Serena Williams fituese e “Australian Open”

Tenistja amerikane Serena Williams, ka fituar turneun Australian Open, titull ky që Serenën e lançon në njërën prej legjendave më të mëdha të tenisit botëror, raporton Anadolu Agency (AA).

Me fitoren e sotme kundër motrës së saj Venus Wiliams, 6-4 6-4, 35-vjeçarja Serena e tejkaloi gjermanen Steffi Graf në listën e fitueseve të të gjitha kohërave, duke e çuar në 23 numrin Grand Slameve të fituara.

Përveç kësaj, tenistja amerikane sërish zuri pozitën e parë në listën WTA nga gjermanja Angelique Kerber.

Australianja Margaret Court, me 24 tituj të fituar është lojtarja e vetme që ka më shumë tituj se Serena sa i përket trofeve Grand Slam në singëll.

“Urime Serenës për fitoren e 23-të”, tha motra e saj Venus e cila me 36 vjetët e saj, është finalistja më e moshuar në Australian Open.

Serena nga ana e saj, nuk kurseu fjalët për motrën e saj më të madhe: “Ajo është arsyeja e vetme që unë jam duke qëndruar këtu sot. Ajo është e vetmja arsye që ekzistojnë motrat Williams. Faleminderit për frymëzimin”, tha mes tjerash Serena për të cilën kjo është hera e 7 që fiton turneun e Melburnit.

-Fitueset më të suksesshme të të gjitha kohërave

24 (1960-1973) – Margaret Court (Australi)

23 (1999-aktualisht) – Serena Williams (SHBA)

22 (1987-1999) – Steffi Graf (Gjermani)

19 (1923-1938) – Helen Wills Moody (SHBA)

18 (1974-1986) – Chris Evert (SHBA)

18 (1978-1990) – Martina Navratilova (SHBA)

Ditën e diel do të luhet finalja e meshkujve mes Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button